Lajmet

Twitter ballafaqohet me padinë prej 50 milionë $ për shkak të cicërimave anti-semitike

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Twitter ballafaqohet me padinë prej 50 milionë $ për shkak të cicërimave anti-semitike

Unioni i Studentëve Francez-Hebraik, UEJF, është duke vazhduar betejën e vet me Twitter-in dhe thotë që ka paraqitur një padi prej 50 milionë dollarëve kundër rrjetit shoqëror gjatë ditës së mërkurë.

Por shtrohet pyetja, cila është arsyeja?

“Kacafytja” fillon në tetor, kur rrjeti Twitter ishte duke pluskuar në cicërimat anti-semitike në gjuhën franceze me etiketën #unbonjuif (“një hebre i mirë”). Kjo nxiti unionin studentor dhe grupet e tjera kundër-racizmit që t’i kërkojnë rrjetit Twitter që të largojë cicërimat dhe etiketat. Rrjeti shoqëror e përmbushi këtë gjë duke i fshirë cicërimat në Francë që i shihte si raciste.

Por ky union i studentëve nuk u kënaq me kaq, pasi kishte shprehur interesimin që ta kuptojë se kush fshihet pas postimit të këtyre cicërimave. Kështu UEJF paditi rrjetin Twitter në një rast civil në nëntor për të marrë identitetet e atyre përdoruesve në Francë që pastaj do të mund të ndiqeshin penalisht sipas ligjeve të vendit kundër urrejtjes.

Në janar një gjykatë franceze vendosi që rrjeti shoqëror duhej që t’i bindej këtij vendimi. Por siç duket, rrjeti Twitter tha që “ne për momentin jemi duke e shqyrtuar vendimin e gjykatës”. Gjykata i tha rrjetit shoqëror që ka 15 ditë afat që t’i zbulojë emrat ose të paraqes ankesë, por UEJF tha që rrjeti shoqëror nuk i ndoqi rregullat e gjykatës.

Twitter pretendon që ka respektuar rregullat në këtë rast

“Twitter është duke e luajtur kartën e injorimit dhe nuk respekton vendimin,” tha kryetari i UEJF-së, Jonathan Hayoun, sipas Shërbimit Botëror të Lajmeve të Njerëzve Çifut. “Ata kanë arritur që të mbrojnë anonimitetin e autorëve të atyre cicërimave dhe e kanë bërë veten bashkëfajtorë për racizëm dhe anti-semitizëm.” Për shkak të mosbindjes ndaj vendimit të gjykatës, Twitter është duke u ballafaquar me një padi të re. Sipas Shërbimit Botëror për Lajme të Njerëzve Çifut, është një padi kriminale që ishte ngritur në një gjykatë korrektuese të Parisit. UEJF ka thënë që nëse e fiton rastin, ajo do të përdorë shpërblimin për dëmtim për të ruajtur kujtimin e Holokaustit.

Ndryshimi i rregullave të aplikacionit, paditet Instagram

Ndërkohë, Twitter tha që ka ndjekur rregullat dhe nuk kishte qëllim që të vononte dorëzimin e vet. “Ne kemi qenë në bisedime të vazhdueshme me UEJF-në”, tha një zëdhënës i Twitter-it për CNET.

Facebook paditet për vjedhje të butonit “Like”

“Ashtu siç tregon padia e re, ata janë më të interesuar në marrjen e vëmendjes se sa ndërmarrjen e rrugës së duhur ndërkombëtare ligjore për këto të dhëna. Ne jemi duke dorëzuar ankesën tonë dhe do ta kishim dorëzuar më shpejt nëse nuk do të ndodhte vonesa ndërkombëtare e UEJF-së në përpunim të vendimit të gjykatës.” (PCWorld Albanian)

twitter.

Lajmet e fundit>