Biznes

Twitter blen aplikacionin Periscope. Synon të ofrojë shërbimin e videove në rrjetin social

Mar 16 2015
0 Shpërndarje
Twitter blen aplikacionin Periscope. Synon të ofrojë shërbimin e videove në rrjetin social

TwitterTwitter ka deklaruar se blerja e saj e fundit është firma që fshihet pas aplikacionit të videove Periscope. Kjo blerje na lë të nënkuptojmë se Twitter është duke shfaqur interes ndaj platformave të shpërndarjes së videove. Zëvëndës presidenti i Twitter ishte ai që e bëri publik këtë lajm me anë të një postimi në blogun e tij. Ai shtoi se mezi pret të shohë se çfarë ka vendosur të bëjë Twitter në bashkëpunim me këtë firmë.

Twitter nuk publikoi detaje të tjera përsa i përket kësaj blerje por media ka raportuar se Twitter mund të ketë paguar nga 50 deri në 100 milion dollar për Periscope. Aktualisht ky aplikacion është në fazë testimi. Kjo blerje vjen pikërisht në momentin e duhur, kur Twitter po përpiqet të futet në ofrojë shërbimin e videove. Në këtë rrjet social është i disponueshëm dhe një aplikacion tjetër i shfaqjeve të videove streaming që quhet Meerkat. Sipas The Verge Meerkat përbën një sensacion për përdoruesit e Twitter.

Akoma nuk është e qartë nëse Periscope do të funksionojë si një aplikacion individual apo do të integrohet në platformën kryesore të Twitter. Twitter refuzoi të komentonte mbi planet e saj. Përvec Twitter dhe Periscope, me bazë në San Francisco, e konfirmoi këtë blerje dhezbuloi se bisedimet rreth saj ishin filluar që në muajin janar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>