Biznes

Twitter blen Spindle për të ndihmuar në mjetet për gjetjen e lokacionit

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Twitter blen Spindle për të ndihmuar në mjetet për gjetjen e lokacionit

Twitter, ka blerë Spindle, që është ndërmarrje për teknologjinë e kërkimit që i informon përdoruesit rreth asaj se çfarë është duke ndodhur me bizneset dhe organizatat lokale përreth tyre.

Marrëveshja, kushtet e së cilës nuk janë treguar, do të mund të ndihmonin Twitter-in që të rris përpjekjet e veta për të mbajtur përdoruesit në “lak”.

Ndërmarrja është përfolur se ka qenë duke punuar në veçorinë e vet për lokacion për të paraqitur cicërima të caktuara të postuara nga njerëzit në afërsi.

Teknologjia e Spindle ishte bazuar në shpërndarjen e përditësimeve shoqërore nga bizneset dhe burimet e tjera për përdoruesit. Për shembull, përdoruesit e Spindle do të mund të përdornin harta interaktive për të parë se ku po ndodhin gjërat në afërsi dhe po ashtu të vendosnin lajmërues për të marrë njoftime nga vendet e posaçme.

Spindle, që ka bazën në Boston, synon të “ndihmojë njerëzit që të zbulojnë përmbajtje të vlefshme shoqërore të cilën ndryshe nuk do të mund ta gjenin” thotë ndërmarrja në uebfaqen e vet. Deri në muajin maj, shërbimet e ndërmarrjes ishin në dispozicion në 12 tregje duke përfshirë Nju Jorkun, Los Anxhelosin, Çikagon, San Franciskon, Denverin, Las Vegasin dhe Uashington D.C.-në.

Tani, Spindle do të vendoset në selinë në San Francisko të ndërmarrjes Twitter dhe shërbimet e veta do të mbyllen teksa ndërmarrja synon të përqendrohet në “mundësitë e reja dhe ngazëllyese”, tha Spindle.

“Duke i bashkuar forcat me Twitter-in, ne mund të bëjmë shumë më tepër për të ju ndihmuar në gjetjen e informacioneve interesante, në kohë dhe të dobishme për atë se çfarë po ndodh përreth jush,” tha ndërmarrja në një postim në blogun e faqes së vet.

Twitter nuk ka bërë ndonjë lajmërim formal për blerjen përveç një cicërime që thuhet “Spindle është blerë nga Twitter dhe i bashkohet tufës”. Ndërmarrja ka mohuar që të komentojë më tepër në lidhje me këtë. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>