Lajmet

Twitter bllokon dhe pastaj riaktivizon llogarinë e grupit Anonymous

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Twitter bllokon dhe pastaj riaktivizon llogarinë e grupit Anonymous

Anonymous TwitterTwitter gjatë ditës së mërkurë bllokoi llogarinë @YourAnonNews, që ka të bëjë me grupin Anonymous.

Kjo llogari ka 750 mijë ndjekës. Përgjegjësit prapa llogarisë së bllokuar me shpejtësi kaluan në @YANBackUp, që ishte hapur vetëm për këtë rast.

Twitter më pas ka bërë riaktivizimin e llogarisë @YourAnonNews, që sipas një pamje të një e-maili të postuar nga @YANbackup, duket që ishte bllokuar për shpërndarje të informacionit.

Llogaritë e tjera të Anonymous ende janë aktive dhe janë duke cicëruar në mbështetje të @YourAnonNews.

Disa vëzhgues janë duke pritur që Anonymous të bëjë zbulimin e një sulmi kibernetik kundër rrjetit Twitter-it, si hakmarrje për bllokimin.

Sidoqoftë, shumica e llogarive të madha të Anonymous janë duke e mohuar atë, duke thënë që Twitter është një platformë për t’u shprehur dhe Anonymous nuk duhet të sulmohet. (PC World Albanian)

 

Lajmet e fundit>