Lajmet

Twitter bllokon Instagramin

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Twitter bllokon Instagramin

Teksa përdoruesit e Instagram i azhurnojnë smartfonët e tyre me versionin më të ri të aplikacionit për shpërndarje të fotografive që doli gjatë ditës së sotme, ata do të shohin se diçka do t’ju mungojë: Gjeni shokët në Twitter.

Në vend të saj, ata do të shohin një porosi që thotë këtë: “Nuk është e mundur të gjinden shokët. Twitter më nuk jua mundëson përdoruesve të vet t’i qasen këtij informacioni në Instagram në API-në e Twitterit. Ju kërkojmë falje për ndonjë shqetësim.”

Sipas TechCrunch, Twitter ka vendosur që të ndalë API-në e vet për Instagram, megjithëse aplikacionet e tjera sociale si The Fancy dhe Foursquare, ende kanë qasje.

Do të mund të ekzistonin shumë arsye për këtë. Do të mund të ishte madhësia e tërësishme e Instagramit – aplikacioni për shpërndarje të aplikacioneve lajmëroi gjatë ditës së sotme që ka tani 80 milionë përdorues; do të mund të ishte gara me Facebook pasi që Instagram është pronë e gjigantit social Facebook; ose do të mund të ishte që Twitter dëshironte më tepër kontroll mbi përvojën e përdoruesit në platformën e vet.

Një zëdhënës i Twitterit për CNET deklaroi: “Ne e kuptojmë që Instagram ka vlerë të madhe lidhur me të dhënat grafike të ndjekjes së Twitterit dhe ne e pranojmë që ai më nuk është më në dispozicion. ”Kjo tregon se Twitter dëshiron që Instagram të paguajë (ose të paguajë më tepër) për përdorimin e API-së së vet.

Twitter bëri një lëvizje të ngjashme me LinkedIn gjatë muajit të kaluar. Duke shtrënguar API-në e vet, Twitter përfundoi veçorinë që jua mundësonte përdoruesve të LinkedIn t’i publikonin cicërimat në profilet e tyre. Njerëzit ende mund t’i transmetojnë azhurnimet e LinkedIn në Twitter, por jo edhe anasjelltas.

Kjo është e ngjashme me veprimin me Instagram – ku përdoruesit nuk janë në gjendje të gjejnë shokë në Twitter me anë të aplikacionit, ata ende mund ta përdorin veçorinë e dërgimit të fotografive “Tweet Photo” në rrjetin Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>