Biznes

Twitter ndalon reklamimin e monedhave kriptografike

Mar 26 2018
0 Shpërndarje
Pozicioni i Twitter është i qartë që prej një muaji kur tha se do të merrte masa për të parandaluar mashtrimet me monedhat kriptografike. Twitter ndalon reklamimin e monedhave kriptografike

Twitter do të ndalojë reklamimin e monedhave kriptografike në platformën e saj duke ju bashkuar nismës së Facebook dhe Google kundër kësaj industrie.

Ndalimi do të hyjë në fuqi për ofertat fillestare të monedhave (ICO). Politika e re, implementimi i të cilës do të nisë pas 30 ditësh, do të ndalojë reklamimin e ICO-ve në Twitter.

Gjithashtu nuk do të lejohet reklamimi i shërbimeve dhe portofolëve të kompanive si dhe bursave që sjanë të listuara si kompani publike në tregje madhore.

Pozicioni i Twitter është i qartë që prej një muaji kur tha se do të merrte masa për të parandaluar mashtrimet me monedhat kriptografike.

Facebook ka nisur fushatën anti ICO që nga fillimi i vitit ndërsa Google paralajmëroi se që nga Qershor-i do të nisë bllokimi i reklamave për ICO-të.

Rregullatorët kanë ngritur prej kohësh alarmin për rregullimin e monedhave kriptografike por grupi i G20-ës nuk gjeti konsensusin javën e kaluar.
Diskutimet rreth kriptomonedhave në Samitin e G20-ës ishin paralajmëruar më parë.

Në Dhjetor Ministri Francez i Financave kishte propozuar një diskutim të tillë. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>