Blog

Twitter bllokon reklamimin për Russia Today dhe Sputnik

Oct 26 2017
0 Shpërndarje
Sipas Twitter vetëm këto dy kompani mediatike janë zbuluar. Ndërsa ato do të jenë të lira të mbajnë llogaritë e tyre sipas rregullores së Twitter, nuk do të lejohen të reklamojnë. Twitter bllokon reklamimin për Russia Today dhe Sputnik

Twitter ka ndaluar reklamimin për mediat Ruse Russia Today dhe Sputnik duke thënë se kanë tentuar të interferojnë zgjedhjet Amerikane me porosi të qeverisë ruse në rrjetin social.

“Ky vendim u mor bazuar në një punë të përbashkët me komunitetin Amerikan të inteligjencës dhe u arrit në konkluzionin se RT dhe Sputnik janë përpjekur të ndikojnë zgjedhjet presidenciale me urdhër të qeverisë Ruse,” shkruante kompania ditën e sotme.

Sipas Twitter vetëm këto dy kompani mediatike janë zbuluar. Ndërsa ato do të jenë të lira të mbajnë llogaritë e tyre sipas rregullores së Twitter, nuk do të lejohen të reklamojnë.

Gjithashtu Twitter tha se do të dhurojë të ardhurat e gjeneruara nga reklamat e RT.

Për ti shtuar më shumë benzinë zjarrit, shefja e medias sociale pranë RT tha se Twitter kishte inkurajuar ato të publikonin reklama rreth zgjedhjeve presidenciale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>