Blog

Twitter ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet (tek shqiptarët)

May 30 2011
0 Shpërndarje
Twitter ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet (tek shqiptarët)

“Ç´ka qenë”

Kthehem pas ne fund te viti 2009 dhe ne fillim te viti 2010, kur unë fillova të përdor Twitter. Atë kohe filloi të behej zhurme edhe në webosferen shqiptare rreth këtij fenomeni te ri qe po rritej me shkalle të madhe. Krijova dhe vet një llogari, dhe përshtypja e parë që e pata (nëse nuk e kam harruar) besoj se ishte; kjo qenka faqe koti! Nuk e kuptoja se si me hynte ne pune mua!

Sidoqoftë fillova të merresha pak me të, dhe fillova të ndjek disa persona dhe të më ndjekin disa të tjerë. Kaluan ca muaj derisa zbulova potencialin e tij. Ishte i mrekullueshëm. Me kursente shumë kohë sepse tashmë nuk kishte nevojë që të futesha nëpër 100 faqe për te lexuar diçka, kur të gjitha ato vinin tek unë me një klikim të thjeshtë të butonit ‘Follow’, lexoja mendime te personave qe ndiqja, mendime me vlerë që të frymëzonin. 

Atë kohe, dhe kohen më të madhe deri këta muajt e fundit popullsia shqiptare në Twitter i takonte kryesisht kategorisë se webmasterave apo atyre qe merreshin aktivisht me internet dhe ishin në rrjedha. Pjesa tjetër ishin/janë akoma ne Facebook, kurse kur dëgjonin për Twitter akoma pa e provuar nuk e kuptonin si koncept dhe si rrjedhoje edhe nuk e përdornin. Mund te gjeje edhe aty/këtu ndonjë shqiptarë qe banonte jashtë Shqipërisë/Kosovës qe kishte filluar te përdorte Twitter por nuk ishin te shumte me numër.

Më kujtohet gjithashtu edhe hashtag-u #shqip, shume i famshëm në kohën e vet. Ishte ide gjeniale kjo e Armand Brahaj sepse me përdorimin e këtij hashtag-u, automatikisht shtoheshe ne listën e cicëruesve shqiptarë të çilen Mandi e kishte krijuar. Kjo ndihmoi shume qe te kuptohej se sa shqiptare gjendeshin ne Twitter, dhe na mundësoi që të lidheshim ndërmjet vete. Ne hashtag-un #shqip gjithashtu gjejë shume diskutime me vlerë, dhe shume përmbajtjesore ne gjuhën shqipe nga cicërues shqiptarë. Mirëpo pas një kohe filluan ta keqpërdorin, dhe sot për fat të keq ky hashtag është i mbushur me spam.

“Ç´është”

Për fat të mirë realiteti ka ndryshuar, jo dramatikisht por gradualisht. Twitter sot si koncept akoma besoj nuk është kuptuar tek e gjithë popullsia virtuale shqiptare por nuk është as e padëgjuar. Një plus për përhapjen e lajmit se Twitter ekziston, tek shqiptaret, besoj se e kane VIP-at e huaj te çilet përmes lajmeve e përcollën mesazhin. 

Kur e pyeta një dite një shok rreth Twitter-it me dha një përgjigje interesante: G: A ke dëgjuar për Twitter ; T: Po, a është ajo që e përdorin këta VIP’t e huaj!.

Gabim!Twitter është për të gjithë, e kur them të gjithë nënkuptohet se regjistrimi është falas, dhe për tu regjistruar nuk është nevoja të jesh i famshëm.

Një pjesë e vogël kanë tashme llogari në Twitter por me shumë i kane hapur të shtyrë nga kurioziteti sepse, s’para i përdorin shumë. Nuk i përdorin për arsye të ndryshme. Nuk kanë me kënd te bisedojnë, nuk kane kënd të ‘ndjekin’ dhe si koncept nuk e kane kuptuar akoma.

Por ka dhe të tjerë (jo webmastera) që e kanë kuptuar Twitter-in dhe po e përdorin atë në mënyrën më të mirë. Dhe kam përshtypjen se po kënaqen. Ata janë persona te thjeshtë, të cilët janë ngulfatur nga Facebook-u dhe kanë vendosur që ta shfrytëzojnë kohën tyre më mirë, dhe këtu vjen Twitter. 

Një fakt tjetër qe me ka habitur por edhe kënaqur në të njëjtën kohe është se Twitter ka filluar te përdoret edhe nga persona publik, politikane, analistë etj. Sikurse ndodhi në pjesën tjetër të botes ku një merite të madhe për përhapjen e Twitter kanë edhe personalitetet publike sepse ishin ata qe sollën fansat e tyre në Twitter, e shpresoj qe i njëjti cikël të përsëritet edhe ne Shqipëri/Kosove.

Në përhapjen e Twitter tek shqiptaret besoj se ka ndikuar pak edhe zhurma qe u bë rreth faqeve sociale gjate trazirave ne Egjipt ku faqet si Facebook dhe Twitter kishin një rol shumë të rëndësishëm ne organizimin e protestave.

“Ç’do të bëhet”

Ne vitin 2006-07 ‘trendy’ ne Kosove ishte HI5. Ai përdorej shumë por me kalimin e kohës dhe për arsye të ndryshme faqja dhe suksesi i saj u zbehen dhe personat filluan te migronin ne Facebook. Ishte ajo ndjenja e ‘zënies’ se frymës nga te gjitha gjerat qe ishin ne HI5. U ngarkua shume. Te njëjtën ndjenje e kam për Facebook tani. Facebook-u ka dhe një anë tjetër negative qe i prek te gjithë përdoruesit; bëhesh i varur dhe kalon shumë kohë në të, më shumë se sa duhet. Kur kjo gjë ndodh e kupton se diçka nuk është në rregull dhe duhet të marrësh një vendim. Ne rast se ti je nga ata qe i thua STOP Facebook-ut sepse nuk është në të mirën tende, të rrish me orë të tëra, duke lexuar e komentuar mbi gjera kote por ne anën tjetër kërkon një zgjidhje sepse duhet të kesh një lidhje sociale virtuale zgjidhja është … Twitter.

Twitter është më i organizuar, i thjeshtë dhe të jep mundësi deri diku të manipulosh me të sipas dëshirës tënde. Të jep mundësi të bëhesh më kreativ, sepse nuk është lehtë që fjali te tera t’i shkruash brenda 140 karaktereve.

Shqiptarët shpresoj/besoj se do ta kuptojnë se nuk është vetëm Facebook-u dhe do të fillojnë ta përdorin edhe Twitter e faqet e tjera sociale. Edhe pse ndoshta do të shkojnë edhe 1-2 vite që Twitter të filloj të popullarizohet nga shqiptaret, tani për tani gjithçka është duke shkuar mbarë dhe shenjat janë pozitive.

Për fund, Twitter është unik ne çdo aspekt. Dikur të gjithë do ta kuptojnë dhe do të fillojnë ta përdorin, por kënaqësia është kur je nder të paret, andaj mos humb kohë dhe regjistrohu në Twitter dhe zbulo magjinë brenda tij.

(Nëse dëshironi të dëgjoni më shumë nga autori, ndiqeni atë në Twitter, @granitd)

Lajmet e fundit>