Vëzhgim

Twitter dëshiron të dijë arsyen e moskalimit në New Twitter

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Twitter dëshiron të dijë arsyen e moskalimit në New Twitter

Në maje të faqes Twitter.com, përdoruesit shohin paralajmërimin “Ju jeni duke përdorur një version të vjetër të Twitter-it. Nuk do të jetë përreth edhe shumë,” me një pullë “Kaloni në Twitter-in e ri.” Dhe Twitter është duke pyetur përdoruesit të cilët nuk duan që të kalojnë në versionin e ri.

Duke përdorur SurveyMonkey, Twitter së pari i pyet përdoruesit se pse ata nuk kanë kaluar në versionin e ri. Pastaj Twitter u paraqet përdoruesve një listë të përdoruesve të afërt me përdoruesin e pyetur, duke i përkrahur me respekt në versionin e ri dhe i pyet përdoruesit se sa ata pajtohen apo nuk pajtohen me deklaratat.

Si duket, shumë përdorues janë duke marrë pjesë në anketë. Twitter është gati afër cakut ku do të shkëputet nga versioni i vjetër, edhe pse nuk është e sigurt se kur do të ndodhë kjo. Faqja tani pësoi një rënie që do të mund të jetë si rezultat i migrimit

Ndërmarrja, e cila ka përdorur anketa në të kaluarën, dëshiron që të fillojë të pyes përdoruesit të cilët kanë çështje me ndërfaqen e re se sa fuqishëm ata ndjehen me këto çështje. Posa Twitter bën migrimin e plotë në versionin e ri, do të jetë interesante të shihet se cilat ndryshime do të bëjë ky shërbim (rrjeti Twitter) në #New Twitter./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>