Lajmet

Twitter dhe rrjeti televiziv CBS paraqesin bashkëpunimin madhor të tyre

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
Twitter dhe rrjeti televiziv CBS paraqesin bashkëpunimin madhor të tyre

Twitter dhe CBS kanë nënshkruar një marrëveshje që do t’i mundësojë rrjetit televiziv të vendos video klipe nga shumë emisione në cicërimat e veta.

Sipas TechCrunch, marrëveshja për të shtuar CBS-in si një bashkëpunëtor madhor në programin Amplify të Twitter-it ishte lajmëruar në Javën e Reklamimit gjatë të hënës.

Sipas programit Amplify, të cilin Twitter e paraqiti gjatë majit, përdoruesit do të shohin video klipe nga bashkëpunëtorët e ndërmarrjes, të shoqëruar me reklama të shkurtëra.

Këto video me cicërima lidhen me programe televizive nga bashkëpunëtorët e Amplify, po ashtu edhe programet komerciale.

Bashkëpunëtorët e Amplify, si CBS, do të vendosin videot e tyre tek përdoruesit me cicërima të promovuara. Bashkëpunëtorët e Amplify janë Bloomberg TV, Discovery, Major League Baseball, A&E, Time Inc., Warner Music, etj.

TechCrunch raportoi që CBS tha që bashkëpunimi i vet me Twitter vërtitet përgjatë 20 brendeve të ndërmarrjes dhe 42 emisioneve të CBS. Në mesin e tyre janë pronat si CBS News, dhe përmbajtja online nga CNET dhe Gamespot.

“Njëra nga konceptet më interesante,” shkroi TechCrunch, “është një klip që përmbledh “60 Minutat”, të quajtur “60 Minutat në 60 Sekonda.”” Bashkëpunimi vjen në një kohë të rëndësishme për Twitter, kur po synon të bëhet ndërmarrje publike. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>