Analiza

Twitter do të bashkpunojë me Foursquare për të etiketuar vendodhjen specifike në postimet e këtij rrjeti social

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Twitter do të bashkpunojë me Foursquare për të etiketuar vendodhjen specifike në postimet e këtij rrjeti social

twitter-stock-0926.0.0Ka pak kohë që përdoruesit e Twitter kanë pasur mundësi të përfshijnë vendodhjen e tyre në postimet në këtë rrjet social, ose sic quhen ndryshe cicërimat. Por së fundmi Twitter është duke bashkpunuar me Foursquare për ta përdorur këtë informacion në mënyrë më eficente. Aktualisht Twitter ofron mbështetje për etiketimin e hapsirave të përgjithshme sic mund të jetë një qytet apo lagje, por si pasojë e këtij bashkpunimi cicërimat së shpejti do të përfshijnë dhe etiketimin e vendodhjeve më specifike si bizneset, baret, kinematë etj. Në themel cdo gjë që mund të shfaqet dhe në Foursquare.

Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të madh por ai do ta bëjë opsionin e vendodhjes së Twitter më tepër interesant, sidomos kur ju jeni duke kërkuar për cicërima duke përdorur një vendodhje specifike. Twitter deklaron se ky integrim do të jetë i disponueshëm së shpejti pa specifikuar një kohë konkrete. Deri më tani përdoruesit e Twitter e kanë mirpritur këtë lajm. Etiketimi i vendodhjes specifike ka kohë që ofrohet nga rrjetet e tjera sociale si Facebook apo Instagram ndaj dhe Twitter vendosi ta plotësonte këtë mungesë të rrjetit të saj social. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>