Lajmet

Twitter do të fillojë “të përgjojë” aplikacionet në smartfonët e përdoruesve

Nov 28 2014
0 Shpërndarje
Twitter do të fillojë “të përgjojë” aplikacionet në smartfonët e përdoruesve

Twitter Inc do të ndërmarrë një projekt të ri që konsiston në “përgjimin” e aplikacioneve të palëve të treta në smartfonët e përdoruesve të saj në mënyrë që tu ofrojë atyre një përmbajtje më të personalizuar duke përfshirë këtu dhe adresat, deklaroi kompania ditën e mërkurë.

pergjimi nga twitter

Ky opsion i ri i quajtur “app graph” do të lejojë kompaninë të shohë se cilat janë aplikacionet e tjera që përdoruesit kanë instaluar në telefonin e tyre ose në pajisjet e tjera si tableta etj. “Për t’ju ofruar një eksperiencë më të personalizuar në Twitter, ne do të ndërtojmë dhe përditësojmë vazhdimisht listën e aplikacioneve që ju keni në smartfonët tuaj në mënyrë që t’ju paraqesim një përmbajtje më me interes për ju,” shkroi kompania në faqen e saj zyrtare.

Në këtë postim u paraqitën gjithashtu instruksionet për ta fikur këtë opsion. Twitter, shërbimi kryesor i të cilit është publikimi i mesazheve të shkurtra deri në 140 karaktere, është duke kërkuar mënyra të reja për të rritur kënaqësinë e përdoruesve të saj dhe numrin e tyre. Si pjesë e kësaj thuhet se Twitter ka në plan të ndërtojë disa aplikacione të reja krahas aplikacionit të saj kryesor por kjo gjë akoma nuk është konfirmuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>