Lajmet

Twitter do të jetë i disponueshëm edhe në telefonët pa internet

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Twitter do të jetë i disponueshëm edhe në telefonët pa internet

Twitter po bashkëpunon me një startup me zyra në Singapor për ta zgjeruar shërbimin e mesazheve me 140 karaktere edhe në njerëzit që kanë telefonë të thjeshtë në vendet në zhvillim, por që nuk kanë mundësi të aksesojnë internetin.

U2opia Mobile, e cila ka një marrëveshje të ngjashme me Facebook-un, do të lançojë shërbimin e Twitter-it në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Sumesh Menon.

Përdoruesve do t’u duhet të vendosin një kod të thjeshtë për të marrë temat e fundit që po bëjnë bujë në botë përmes Twitter-it. Shërbimet e kompanisë i përdorin mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën.

Përdoruesit hyjnë përmes tyre në Facebook dhe Google Talk pa pasur nevojë për lidhje interneti.

Twitter ka rreth 230 milionë përdorues dhe muajin e kaluar bëri ofertën e parë publike, e cila ishte e suksesshme dhe e vlerësoi kompaninë me një çmim prej 25 miliardë $.U2opia përdor një protokoll të veçantë me emrin USSD, ose Unstructured Supplementary Service Data, çka nuk lejon shikimin e fotove, videove apo grafikëve të tjera.

Menon u shpreh se teknologjia USSD favorizon Twitter-in duke qenë se rrjeti social ka një limit karakteresh prej 140.

Ai shtoi gjithashtu se një shërbim i tillë në tregjet në zhvillim është i domosdoshëm duke qenë se 8 në 10 njerëz në këto vende nuk kanë akses në internet nga telefonët e tyre.

Shërbimet e U2opia ofrohen në 7 gjuhë të ndryshme dhe janë prezente në 30 shtete. Cicërimat do të jenë të personalizuara në bazë të vendndodhjes. (PCWorld Albanian)

People holding mobile phones are silhouetted against a backdrop projected with the Twitter logo in Warsaw

Lajmet e fundit>