Lajmet

Twitter do të lëshojë kontrollimin e ri të fjalëkalimeve të sigurisë

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Twitter do të lëshojë kontrollimin e ri të fjalëkalimeve të sigurisë

Pasi llogaria e Associated Press në Twitter ishte hakuar gjatë të martës dhe llogaritë e programeve të CBS News si “60 Minutes” dhe “48 Hours” ishin hakuar gjatë fundjavës është bërë mjaft e qartë që rrjeti Twitter ka nevojë që të rris sigurinë që të mbrojë përdoruesit e vet nga këto ndodhi të pakëndshme.

Mbase një formë që do të mund të zvogëlonte sadopak qasjet e këtilla të paautorizuara në llogaritë në Twitter do të ishte edhe vendosja e verifikimit prej dy hapave, për të cilën gjë është përfolur se Twitter është duke i bërë përgatitjet, por këtë gjë tashmë e ka testuar vetëm brenda ndërmarrjes, ndërsa sipas një Matt Honan të Wired, Twitter është duke punuar në këtë dhe shpreson që ta lëshojë së shpejti.

Kjo veçori bazohet në atë që, përdoruesi kur të qaset në këtë rrjet dhe posa e shkruan fjalëkalimin, atij në telefonin mobil i dërgohet një kod i përpiluar rastësisht nga faqja e rrjetit Twitter dhe më pas do të jetë kod i nevojshëm për të siguruar qasjen në të.

Gjatë muajit shkurt, ndërmarrja Twitter kishte kërkuar një inxhinier softuerik i cili do të ishte në gjendje që të punonte me verifikimin prej dy hapave dhe në përshkrimin e kësaj pune thuhej edhe që kjo punë do të kishte një rol të rëndësishëm në sigurinë e miliona përdoruesve të këtij rrjeti.

Inxhinierit i kërkohej që të “dizajnojë dhe zhvillojë veçori të sigurisë me të cilat përballet përdoruesi, si verifikimi me shumë faktorë dhe gjetjen e qasjeve mashtruese.”

Këtë veçori të sigurisë e kanë shtuar tashmë ndërmarrjet e njohura si Microsoft, Google, Apple, Drobpox e të tjera. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>