Vëzhgim

Twitter do të mund të vendos Promoted Tweets për t’u parë vazhdimisht

Jun 23 2011
0 Shpërndarje
Twitter do të mund të vendos Promoted Tweets për t’u parë vazhdimisht

Financial Times, duke e vendosur “njerëzit me dije të drejtpërdrejtë” të planeve të rrjetit Twitter raporton që ekzekutivët e ndërmarrjes që mirret me menaxhimin e rrjetit Twitter planfikojnë që të bëjnë lëvizjen e veçorisë Promoted Tweets nga vendi ku bëhet kërkimi në vijën kohore të cicërimeve, një lëvizje e cila mbase mund të nervozojë disa përdorues.

Twitter paraqiti Promoted Tweets gjatë prillit të vitit të kaluar. Megjithëse disa përdorues e panë këtë si një lloj spami në Twitter, shumica e përdoruesve kishin qëndrim asnjanës, ose përkrahnin reklamat. Që atëherë, Twitter ka provuar që të vendos Promoted Tweets në vijën kohore të cicërimeve në HootSuite.

Twitter provoi një “QuickBar” në aplikacionin e vet në iPhone, e cila paraqiste Promoted Tweets në pjesën e sipërme të ekranit. Pasi përdoruesit protestuan, Twitter e largoi këtë veçori.

Financial Times gjithashtu raporton që Twitter është në bisedime për të përfshirë stilin Groupon në shërbimin e vet, edhe pse raporti nuk ofroi hollësi më të largëta.

Twitter nuk është ndërmarrja e vet që menaxhon një media shoqërore që është duke u munduar që të ndryshojë sa i përket formatit të ri të reklmave. LinkedIn gjatë të enjtes tregoi për njësitë e reja që ndihmon aktivitetin e përdoruesve në rrjet, duke përfshirë ndjekjet dhe këshillat./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>