Lajmet

Twitter do të përballet sërisht me ligjin, këtë herë akuzohet për diskriminim gjinor

Mar 23 2015
0 Shpërndarje
Twitter do të përballet sërisht me ligjin, këtë herë akuzohet për diskriminim gjinor

twitter-stock-0929.0.0Kjo ka qënë një javë tepër e vështirë dhe e ngjeshur përsa i përket çështje ligjore për Silicon Valley. Një gjyqtar arriti në përfundimin se Ellen Pao mund të padiste ish punëdhënësin e saj firmën Kleiner Perkins, për dëme ndëshkuese. Më herët gjatë kësaj jave u raportua gjithashtu se një punonjës i Facebook ka paditur kompaninë për diskriminim seksual dhe dhe ngacmim seksual, në mesin e shkeljeve të tjera. Tani duket se dhe Twitter do të vendoset përballë ligjit dhe këtë herë për diskriminim gjinor.

Një inxhiniere femër në Twitter ka ngritur një padi ndaj Twitter duke pretenduar se proçesi i promocionit të kompanisë në mënyrë të paligjshme favorizon meshkujt. Kjo padi është ngritur ditën e enjte në gjykatën e San Francisco nga Tina Huang. Padia pretendon se Twitter përdor një metodë promocioni të quajtur ‘kutia e zezë’ sipas të cilës punonjësit njoftohen kur pozicionet e lira në kompani përmes një procesi ‘shoulder tap’. Huang deklaron se ajo ishte neglizhuar përsa i përket një rritje në detyrë nga kompania. Në padi shkruhet se me punësimin merret një grup manaxherësh që janë meshkuj në pjesën më të madhe dhe kjo gjë krijon një mjedis ku meshkujt favorizohen ndërsa femrat lihen në hije.

Pas kësaj padie Twitter reagoi publikisht: ‘Ngritja në detyrë në pozicione teknike të larta është e bazuar në gjykime subjektive nga komisione të posacme që janë të përbëra dhe të varura nga manaxhimi i lartë i kompanisë. Këto pretendime dhe gjykime janë të pabazuara në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Ky është dhe shkaku pse ka kaq pak punonjëse gra në pozicione të larta drejtuese të Twitter.’ Twitter gjithsesi deklaroi se u largua nga kompania për shkak të dëshirës së saj edhe pse udhëheqja u përpoq ta bindte atë të rrinte.

Twitter është thellësisht i angazhuar në krjijinim e një vendi pune të larmishëm dhe mbështetës për të gjithë punonjësit.

Padia synon tu japë fund të gjitha praktikave diskriminuese të Twitter në emër të të gjitha atyre grave që janë gjendur në të njëjtën situatë si Huang. Nuk e dimë nëse kjo është e qëllimshme apo jo, por kjo padi është paraqitur në gjykatë pikërisht 9 vite pasi themeluesi i Twitter Jack Dorsey postoi cicërimën e parë në këtë rrjet social kaq popullor sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>