Lajmet

Twitter do t’iu ofrojë përdoruesve opsionin e përkthimit Bing

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Twitter do t’iu ofrojë përdoruesve opsionin e përkthimit Bing

twitter-analystPas viteve të shumta eksperimentimesh Twitter ka vendosur më në fund të shtojë opsionin e përkthimit Bing në faqen e tij zyrtare si dhe në aplikacionin për iOS dhe Android. Menjëherë pasi përdoruesit aktivizojnë opsionin, atyre do t’ju shfaqet një glob i vogël përkrah postimeve. Nëqoftëse klikohet mbi glob atëherë do të shfaqen përkthimet në gjuhë të ndryshme të postimit.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të Twitter, rreth 77% është e përqendruar në shtetet jashtë Shteteve të Bashkuara kështu që është e habitshme që për një opsion të tillë u desh kaq shumë kohë për tu lançuar. Duhet të përmendin se rrjeti social Facebook ofron një shërbim të tillë që nga viti 2011. Bing Translation në Twitter do të ndihmojë potencialisht kompanitë që përdorin këtë rrjet social për arsye marketingu. Atyre nuk do u duhet më të hapin profile të ndara në gjuhë të ndryshme.

Twitter gjatë viteve të fundit ka kryer eksperimente të shumta mbi këtë vegël përkthimi ku përfshihet dhe TweetDeck. Kjo e fundit u shtua në aplikacionin për telefona të Twitter por u fshi shumë shpejt pasi nuk rezultoi efektive. Kjo javë ka qenë e zënë për Twitter duke qenë se kompania lançoi dhe ‘While You Were Away’, e cila ofron një eksperiencë tërësisht të re për përdoruesit e Twitter. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>