Lajmet

Twitter dorëzon identitetin e disa përdoruesve tek prokurorët francezë

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Twitter dorëzon identitetin e disa përdoruesve tek prokurorët francezë

Sipas Unionit të Studentëve Hebraikë Francezë (UEJF), që kishte ngritur akuza kundër ndërmarrjes që të lëshonte të dhënat, Twitter ka dorëzuar informacione tek prokurorët francezë për të identifikuar disa nga personat përgjegjës për postimin e disa cicërimeve gjatë vitit të kaluar që kishin shkelur ligjet franceze rreth gjuhës së urrejtjes.

Një padi, e ngritur në nëntor, shkoi në Gjykatën e Apelit, që më 12 qershor refuzoi përpjekjen e Twitter-it për të mbrojtur identitetet e atyre që janë përgjegjës për postimet e bëra gjatë vitit të kaluar me etiketën #unbonjuif (një hebraik i mirë).

UEJF dhe katër organizata të tjera hebraike kundër racizmit i kanë kërkuar Twitter-it që të zbulojë identitetet e postuesve dhe ta bënte më të lehtë për përdoruesit që të raportojnë porositë që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes. Në një vendim më 24 janar, gjykata i dha Twitter-it 15 ditë nga marrja e urdhrit për të zbuluar identitetet e postuesve.

Në mars, Twitter u ballafaqua me mosdashjen për të bërë zbulimin e informacioneve, ndërsa UEJF bëri një padi kriminale kundër ndërmarrjes dhe drejtuesit të saj, Dick Costolo, duke kërkuar 38.5 milionë euro dëmshpërblim për dështimin e tyre për të ofruar informacionet e kërkuara. Ditë më vonë, Twitter kishte ngritur një kërkesë kundër vendimit fillestar, të cilin gjykata e refuzoi më 12 qershor, duke i kërkuar kësaj ndërmarrje që t’i paguajë 1,500 euro si kompensim dhe të gjitha shpenzimet që kishin të bënin me kërkesën.

Duke vijuar negociatat mes ndërmarrjes dhe UEJF-së, Twitter ka dorëzuar të dhënat e kërkuara tek prokurori francez, tha UEJF gjatë ditës së premte. Twitter nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të dhënë koment, por një deklaratë që dha për mediat, duke përfshirë Agence France Presse, konfirmoi që kishte bërë dorëzimin e informacionit duke mundësuar identifikimin e autorëve të disa postimeve. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>