Siguri

Twitter e Facebook dinë më tepër sesa ç’duhet për ju!

May 21 2011
0 Shpërndarje
Twitter e Facebook dinë më tepër sesa ç’duhet për ju!

Një studim i bërë nga Wall Street Journal ka gjetur se butonat “Like” dhe “Tweet” që janë të shpërndarë nëpër ueb faqe, përcjellin lëvizjet e përdoruesve përgjatë internetit edhe kur ata butona nuk përdoren. Facebook ka pranuar se shkëmben të dhëna për qëllime të marketingut vetëm në rastet kur butoni “Like” klikohet, ndërsa Twitter pretendon se informatat fshihen menjëherë, edhe pse një zëdhënës ka thënë se kompania “teorikisht mund të përdor të dhënat për të shërbyer përmbajtje ë të mirë për përdoruesit në të ardhmen”.

Studimi, i udhëhequr nga ish inxhinieri i Google, Brian Kenish me kompaninë e tij Disconnect In., ka anketuar mbi 1,000 ueb faqe të popullarizuara online, natyrisht sipas rezultateve të Google, dhe ka gjetur se Facebook ka mbledhur të dhëna të shfletimit prej 331 prej tyre, ndërsa Twitter rreth 200. Mbledhja e të dhënave të shfletimit përshkruhet nga krijuesit si një “efekt anësor i paqëllimt” i asaj sesi punojnë këta butona, dhe vet CTO i Facebook Bret Taylor ka thënë për WSJ se “Nuk përdorin ata për të vëzhguar dhe nuk kanë qëllim të tillë të vëzhgimit (përgjimit)”.

Lajmet e fundit>