Biznes

Twitter: Ej Google+, ju 1 miliard – ne 350 miliard

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Twitter: Ej Google+, ju 1 miliard – ne 350 miliard

Por siç thotë TechCrunch, këto shifra janë paksa konfuze dhe çka në fakt nënkuptojnë ato? Twitter ka përgjigje për këtë: Google+ mund të shërbejë 1 miliard gjëra në ditë, por Twitter shërben 350 miliard të tilla.

TechCrunch shton se këto shifra janë të lidhura me atë sesa herë shkëmben dikush diçka. “Google dhe Twitter duhet të sjellin këto rezultate në nivel më të kuptueshëm dhe në një periudhë kohore. Twitter e ka pasur këtë vështirësi për shkak të natyrës me ndjekës, e Google ka një ngjashmëri me rrathët e saj” shkruan MG Siegler prej TechCrunch.

Pra 1 miliard dhe 350 miliard në fakt nënkuptojnë sesa G+ shkëmbime dhe Cicërima janë bërë prej Google, gjegjësisht Twitter. 

E Facebook? Ëëë… Facebook tha para disa javëve se përdoruesit e saj po shkëmbejnë 4 miliard gjëra në ditë. Prapë është çështje e përzier. Me 750 milion përdorues si ka mundësi të ketë kaq pak gjëra të shkëmbyera? Sipas MG Siegler kjo shifër e Facebook nënkupton vetëm numrin e gjërave të shkëmbyera individualisht prej përdoruesve të Facebook, e jo prekjen e butonit Like apo diçkaje tjetër. 

Lajmet e fundit>