Lajmet

Twitter eksperimenton me paraqitjen e numrit të shikimieve të një cicërime

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Twitter eksperimenton me paraqitjen e numrit të shikimieve të një cicërime

twitter5android1_2040.0_standard_800.0Sa njerëz e kanë parë cicërimën tuaj të fundit? Nëpërmjet një eksperimenti të ri, rrjeti social Twitter është duke u munduar që t’i përgjigjet kësaj pyetjeje për disa përdorues, duke shtuar numrin e shikimeve të një cicërime nën secilin postim. Produktet e reklamimit nga Twitter kohë më parë kanë informuar klientët se sa përshtypje janë duke pranuar fushatat e tyre, por ky testim shënon herën e parë që ato statistika janë në dispozicion për secilin përdorues.

Ja se si duket numri i shikimeve të cicërimës në klientin e Twitter-it për iOS:

forrealsSikur shumë eksperimente në ri-dizajnimin e vazhdueshëm të Twitter-it, duke iu treguar përdoruesve se sa shikime kanë marrë cicërimat e kaluara mund të ndikojë në motivim të njerëzve për të cicëruar më tepër. Për përdoruesit me një numër të vogël të ndjekësve, cicërimi nganjëherë mund të jetë si gjuajta e pavlefshme. Kjo është arsyeja pse Twitter e vendosi veçorinë për të kuptuar se kur dikush e parapëlqen një cicërimë të cilës ju e keni ri-postuar (ang. retweet), ose një cicërimë në të cilën jeni përmendur – këto lëvizje ndihmojnë në ndërtimin e një cikli reagues që ende nuk vërehet si i përfunduar. Një numërues i shikimeve iu mundëson të dini që edhe nëse nuk pranoni ri-cicërima ose parapëlqime, postimet e juaja nuk janë duke mos u lexuar aspak.

Natyrisht, duke treguar se sa shikime i merr një cicërimë, për dikë mund të jetë efekt i kundërt. Nëse keni 1,000 ndjekës dhe vetëm 20 prej tyre e kanë parë ndonjë postim, me siguri duhet të ndjeheni më pak të motivuar që të vazhdoni të cicëroni se sa që do ta bënit pa e ditur numrin e personave që e kanë parë atë. Nëse ky eksperiment nuk lëshohet për tërë bazën e përdoruesve, atëherë mund të dihet arsyeja. Twitter nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë ndryshim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>