Blog

Twitter eksperimenton me “Night Mode” për desktopët

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
9to5Google raportoi i pari veçorinë e re e cila shfaqet si një opsion në menunë e cila shfaqet sapo klikoni foton e profilit. Twitter eksperimenton me “Night Mode” për desktopët

Twitter ka implementuar prej kohësh modalitetin e natës në aplikacionet mobile, ose siç quhet “Dark/Nigh Mode.”

Tashmë rrjeti social ka menduar të bëjë të njëjtën gjë edhe me ueb aplikacionin në desktop.

9to5Google raportoi i pari veçorinë e re e cila shfaqet si një opsion në menunë e cila shfaqet sapo klikoni foton e profilit.

Ky funksionalitet është aktualisht i limituar për një grup të vogël përdoruesish ndërsa një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se Twitter është duke eksperimentuar me veçorinë në desktop.

Në këtë pikë duket se një debutim i gjërë nuk është larg. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>