Lajmet

Twitter eksperimenton me “tweetstorm” në aplikacionin Android

Sep 11 2017
0 Shpërndarje
Falë kësaj veçorie përdoruesit mund të krijojnë cicërima dhe mëpas ti dërgojnë automatikisht si një bisedë e vetme. Twitter eksperimenton me “tweetstorm” në aplikacionin Android Photo Source: TechCrunch

Twitter ka ndërtuar një funksionalitet falë të cilit përdoruesit mund të publikojnë disa cicërima sikur të ishin një vetme.

Funksionaliteti u zbulua nga Matt Navarra i The Next Web dhe ende nuk është live në aplikacionin Twitter e as nuk është duke u testuar.

Ajo u zbulua brenda aplikacionit Android nga një zhvillues. Rrjeti social vazhdimisht ka eksperimentuar me veçori të reja – disa prej të cilave nuk bëhen publike asnjëherë – dhe kanë për qëllim të lehtësojnë përdorimin e shërbimit por edhe aplikacionit.

Sot përdoruesit nëse duan të publikojnë cicërima të lidhura së bashku – tweetstorm – duhet të replikojnë manualisht për çdo cicërimë të mëparshme.

Falë kësaj veçorie përdoruesit mund të krijojnë cicërima dhe mëpas ti dërgojnë automatikisht si një bisedë e vetme.

Një prej karakteristikave kryesore të rrjetit social është kufizimi i 140 karaktereve. Me Tweetstorms, përdoruesit mund të ndajnë me të tjerët komentet e tyre edhe nëse janë mbi 140 karaktere.

Rrjeti social ka tentuar të ndryshojë këtë limit në 10,000 karaktere, një përpjekje e cila ngeli vetëm në letër. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>