Lajmet

Twitter është duke testuar videot që luhen automatikisht

Mar 25 2015
0 Shpërndarje
Twitter është duke testuar videot që luhen automatikisht

twitter_0-100386379

Ky testim, i cili si fillim u pikas nga Advertising Age, aplikohet si në videot e publikuara nga përdoruesit e thjeshtë dhe në ato të publikuara nga reklamuesit. Por hapja automatike e videos nuk aplikohet mbi videot e shërbimit Vine të Twitter. Akoma nuk është e qartë se sa do të zgjasë kjo fazë testimi. Ajo është dizenjuar për ti bërë të ditur Twitter se si do të përshtaten apo reagojnë përdoruesit nga ky opsion i ri. Në bazë të rezultateve të testimit, më pas Twitter do të vendosë nëse ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Twitter apo jo. Për reklamat aktuale në formën e videove, Twitter përfiton para nga reklamuesit vetëm nëqoftëse përdoruesit klikojnë për ta hapur këtë video. Ndërsa me opsionin e ri të luajtjes automatike sigurisht që Twitter do të fitojë akoma më shumë para.

Në YouTube videot duhet të klikohen në mënyrë që të hapen, nga ana tjetër Facebook aplikoi hapjen automatike të videove në 2013. Që atëherë është vënë re se është rritur ndjeshëm numri i videove të publikuara në Facebook, konkretisht ky numër është trefishuar. Videot që luhen automatikisht në Twitter si fillim do të luhen pa audio, nëqoftëse përdoruesi klikon mbi të atëherë videoja do të shfaqet në të gjithë ekranin dhe do të luhet me audio. Aktualisht pjesë e testimit janë vetëm 2% të përdoruesve të Twitter, duke marrë parasysh faktin se ky rrjet social ka 288 milion të tillë atëherë ata që po

provojnë këtë eksperiencë të re janë më shumë se 5 milion njerëz. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>