Lajmet

Twitter fillon me “Do Not Track”

May 18 2012
0 Shpërndarje
Twitter fillon me “Do Not Track”

Twitter ka nënshkruar nismën Do Not Track (DNT) të Komisionit Federal Tregtar të Shteteve të Bashkuara (FTC) dhe tani ju ofron përdoruesve mundësinë e shmangjes së çasjes në aplikacionet e palëve të treta. Twitter e bëri të ditur këtë nismë me një cicërimë ku thotë, “Ne duartrokasim udhëheqjen e FTC-së në DNT.”

Në një faqe të re në Twitter ku shpjegohet detajisht ky vendim thuhet: “Kur e lëshoni DNT-në në shfletuesin tuaj, ne ndalim grumbullimin e informacionit që na mundëson ta përshtatim Twitter-in bazuar në vizitat tuaja të fundit në uebfaqe që kanë integruar butonat ose veglat tona. Veçanërisht, ne largojmë nga shfletuesi juaj cookie unik që lidhin shfletuesin tuaj me vizitat në uebfaqet e ekosistemit të Twitter. Ne pastaj nuk mund të ju ofrojmë sugjerime të përshtatura për ju.”

Kryetari i FTC-së, Jon Leibowitz, mendon se Twitter është duke u bërë mjaft i mirë dhe në një forum për sigurinë e Internetit të mbajtur në Nju Jork ai deklaroi se vendimi i rrjetit Twitter për t’u ngjitur brenda DNT-së paraqet një lëvizje që shton besueshmërinë.

Mozilla po ashtu është e gëzuar, pasi që postoi nëblogu që është “… e ngazëllyer që Twitter tani mbështet Do Not Track dhe vlerat e adaptimit botëror të përdoruesve vazhdojnë të rriten, që thekson një hap të madh për Do Not Track dhe uebin.”

Twitter ka përditësuar edhe Rregullat e Shërbimit dhe Rregullat për Privatësi. Ndryshimet ishin publikuar tetë orë pasi që ishte paraqitur lajmi për nënshkrimin e kryer nga ndërmarrja Twitter. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>