Biznes

Twitter fillon me implementimin e cicërimave të promovuara

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Twitter fillon me implementimin e cicërimave të promovuara

Kjo njëherësh është një lëvizje e madhe për Twitter dhe sigurisht është lëvizja më interesante në segmentin e marketingut. Deri më sot, cicërimat e promovuar ajanë shfaqur vetëm në rezultatet e kërkimeve të ndërlidhura me Twitter apo paralel me pjesën anësore të temave të promovuara. Tani, cicërimat e promovuara do të shfaqen direkt në transmetim, por e mira e së mirës është se ju do të shihni reklama vetëm prej llogarive që veçse përcillni. 

Në atë kuptim, Twitter shpreson se reklamat do të jenë në shërbim të përdoruesve dhe do të jenë të dobishme për ta, apo së paku për barkun e tyre. Kompania ka shkruar në një blog post se “Në fillim, filozofia jonë rreth reklamimit ka qenë e thjeshtë: Ne vendosim përdoruesit tanë në rend të parë dhe tentojmë që të krijojmë produkte në mënyrë që të pasurojmë përvojën e tyre”. 

Lansimi i produktit në fjalë nuk është ndonjë befasi dhe shpesh Twitter e ka promovuar idenë për të vendosur cicërima të provuara në murin ku shfaqen cicërimat. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>