Vëzhgim

Twitter fillon të lejojë DM-të me Llogaritë e verifikuara pa "follow"

Jul 5 2011
0 Shpërndarje
Twitter fillon të lejojë DM-të me Llogaritë e verifikuara pa "follow"

Unë kam parë shumë shqiptarë që ta kenë të këtillë llogarinë, përveç Eliza Dushkut (@ElizaDushku). Tani, nga këto llogari më nuk do të kërkohet që të bëhet Follow për të dërguar porosi të drejtpërdrejt, siç ndodh me llogaritë e tjera.

The Next Web raporton që Twitter është duke i lehtësuar kërkesat në atë mënyrë që përdoruesit me një llogari të verifikuar nuk do të duhet që të jenë të përcjellur nga ndonjë përdorues për t’i dërguar porosi private atij përdoruesi.

Twitter nuk ka lajmëruar nëse do të lëshohet kjo mundësi, por kjo tashmë i është mundësuar operatorit të telefonisë indiane Tata DOCOMO. Ndërmarrja cicëroi “Tani të na DM ne, e tëra se çfarë ju duhet është që të ndjekni @tatadocomo. Nuk ka nevojë që ne të ju përcjellim juve së pari. E testuar dhe është duke punuar.” Pjesa DM paraqet shkurtimesën Direct Message, apo në shqip Porosi e Drejtpërdrejtë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>