Lajmet

Twitter: Fjalëkalimet nuk janë hakuar

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Twitter: Fjalëkalimet nuk janë hakuar

Pasi shumë përdorues të Twitter-it morën e-maile gjatë të enjtes duke iu kërkuar atyre që të ndryshojnë llogaritë e tyre në këtë rrjet shoqëror, shumë dyshuan, që platforma ishte hakuar.

Por si është e vërteta dhe cili është qëndrimi i vetë Twitter-it?

Rrjeti shoqëror pohon se si një rregull i politikës së sigurisë, rregullisht ndryshohen fjalëkalimet për llogaritë që beson se mund të jenë vjedhur dhe iu dërgon përdoruesve një e-mail duke i informuar ata që kanë nevojë të krijojnë një fjalëkalim të ri.

Por të enjten, një numër i madh i përdoruesve në Twitter shkuan në platformë për t’u ankuar që ata kishin marrë e-maile dhe ishin shqetësuar që ata ishin hakuar.

Twitter tha që gabimisht kishte ndryshuar fjalëkalimet për më tepër njerëz se sa që kishte synuar të enjten.

“Ne pa dashje ndryshuam fjalëkalimet të një numri më të madh të llogarive, përtej atyre që ne besuam që ishin rrezikuar”,- tha në një postim në blog ndërmarrja. “Ne ju kërkojmë falje për ndonjë shqetësim ose hutim që kjo mund të ju ketë shkaktuar.” (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>