Lajmet

Twitter hap blog për të treguar mënyra interesante të cicërimit

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Twitter hap blog për të treguar mënyra interesante të cicërimit

twitter cicirim blogTwitter dëshiron të dëshmojë që nuk është vetëm për të shfaqur hollësi të zakonshme të jetës suaj, kështu që ka lëshuar blogun Twitter Media.

Faqja synon që të paraqes përdorimet më të mira të rrjetit social për “TW, sport, gazetari, qeveri, muzikë, të mira shoqërore dhe më tepër”. Ai i bashkohet Google Inside Search dhe Facebook Stories si një vend tjetër mediatik i dizajnuar për të ndihmuar përdorimin e top teknologjive të ditëve të sotme.

Teknikisht faqja është lëshuar më 2 korrik, por Twitter e ka mbajtur të heshtur deri tani ashtu që të mund ta pasurojë atë me përmbajtje. Së bashku me përdoruesit, blogu është duke provuar që të edukojë median rreth asaj se si të mbushë Twitter-in me përmbajtje interesante. Postimet deri më tani përfshijnë një analizë të thellë të cicërimave nga Uimbwlldoni (cicërima e festimit nga Andy Murray tani ka më tepër se 92,000 ri-cicërime), një virtualizim i cicërimave të finaleve të NBA dhe rrëfimi i një personi i cili ecë përgjatë litarëve të tendosur.

Derisa miliona përdorues mund të jenë regjistruar në Twitter, shumë nga ta nuk e kanë bërë ndonjë cicërimë sepse mund të mos e kenë kuptuar konceptin rreth të cilit është zhvilluar rrjeti Twitter.

Blogu TwitterMedia do të mund të iu dhuronte atyre ide rreth asaj se çfarë mund të flasin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>