Lajmet

Twitter heq TweetDeck për iPhone, Android & AIR

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Twitter heq TweetDeck për iPhone, Android & AIR

TweetDeckTwitter ka vendosur të heqë disa edicione të aplikacionit të vet TweetDeck për tu fokusuar në “aplikacione moderne të bazuara në ueb”.

Referencat për këto aplikacione janë hequr nga uebfaqja TweetDeck si dhe aplikacionet vetë do të hiqen nga dyqanet respektive.

Twitter dhe TweetDeck mendojnë se aplikacinet zyrtare në Android dhe iOS do u mjaftojnë përdoruesve.

TweetDeck tani do të fokusohet në aplikacione ueb dhe versione Chrome, versione këto që do të krijohen të parat, ndërsa aplikacionet për Mac dhe PC do të vazhdojnë të zhvillohen, por më vonë.

TweetDeck u ble në maj të 2011 nga Twitter për rreth 40 milionë dollarë.

Që nga blerja janë hequr një numër shumë i madh karakteristikash, dhe me azhurnimin e fundit duket se klientët do të kthehen te përdorimi i vetëm të Twetter-it pasi lidhja me Facebook do të shkëputet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>