Blog

Twitter heq verifikimet për disa llogari

Nov 16 2017
0 Shpërndarje
Ky problem u bë edhe më i prekshëm kur u ofrua një formë online verifikimi. Kompania thotë se është duke rishikuar të gjithë sistemin dhe ndryshoi rregulloren e asaj që quhet verifikim. Twitter heq verifikimet për disa llogari

Twitter tha ditën e sotme se ka bërë progres në rishikimin e sistemit të verifikimit të profileve pas kritikave të ashpra për verifikimin e llogarisë së racisti të bardhë në Shtetet e bashkuara.

Në një seri cicërimash publikuar ditën e sotme, Twitter Support pranoi se është abuzuar me procesin i verifikimit dh si rezultat do të ndryshojë mënyrën sesi trajton llogaritë e verifikuara dhe të përjashtojë disa prej tyre.

Rrjeti social tha se verifikimi i llogarive ka kontribuar në krijimi e një perceptimi se Twitter mbështet llogaritë në fjalë.

Ky problem u bë edhe më i prekshëm kur u ofrua një formë online verifikimi. Kompania thotë se është duke rishikuar të gjithë sistemin dhe ndryshoi rregulloren e asaj që quhet verifikim.

Prej disa ditësh kompania ka ndaluar pranimin e verifikimeve të reja. Lajmi kryesor është se kompania do të heqë verifikimin për disa llogari që nuk përputhen me rregulloren e re. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>