Lajmet

Twitter implementon standardin DMARC për ndalimin e e-maileve të infektuara

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Twitter implementon standardin DMARC për ndalimin e e-maileve të infektuara

Twitter ka implementuar DMARC, një standard për ndalimin e e-maileve të rremë, për t’ia bërë më të vështirë sulmuesve të dërgojnë e-maile të infektuara që pretendojnë se vijnë nga adresa e twitter.com. Përdoruesit e Twitter-it janë vazhdimisht në qendër të sulmeve të infektuara që hiqen si e-maile të dërguara nga kompania e Twitter. Këto e-maile të infektuara i dërgojnë përdoruesit e këtij rrjeti shoqëror drejt faqeve mashtruese në mënyrë që t’iu vjedhin informacionet e llogarive të tyre.

“Në fillim të këtij muaji ne filluam të përdorim një teknologji të re të quajtur DMARC që i ndalon dërgimin e këtyre e-mailve tek përdoruesit duke pretenduar se vijnë nga Twitter.com. DMARC është një protokoll i ri i sigurisë i krijuar nga një grup organizatash që ndihmojnë në zvogëlimin e potencialit për e-maile me qëllime abuzimi” ,-tha Josh Aberant, postuesi i Twitter.

DMARC, shkurtimisht për “Mesazh autentifikimi i bazuar në fushë, raportim edhe konfortim” është një standard për implementimin e SPF(Sender Policy Frameëork) edhe DKIM (DomainKeys Identified Mail) mesazh validimi për email-in edhe sistemet e autentifikimit. Teknologjitë do të përdoren për të verifikuar nëse e-maili i dërguar me adresën e tij vjen në të vërtetë nga serverat e autorizuar për të dërguar e-mail. Qëllimi i DMARC është të arrijë në një implementim uniform të këtyre sistemeve ndër sistemeve më të mirë që ofrojnë shërbimin e e-mailit edhe kompanive të tjera që mund të përfitojnë nga validimi i e-mailit.

DMARC suportohet nga të katërt ofruesit e e-maileve: Google(Gmail), Microsoft(Outlook.com/Hotmail),Yahoo (Yahoo Mail) dhe AOL. Gjithashtu është implementuar nga shërbimet si Facebook, PayPal, Amazon dhe tani Twitter.

Kush janë 200 milion përdoruesit e LinkedIn

Edhe pse DMARC mund të ndihmojë ofrouesit e e-mailve të bllokojnë mesazhet me adresat e falsifikuara të @twitter.com nga mbërritja te përdoruesit, nuk do të mund të ndalojë e-mailet e falsifikuara që fshihen si komunikime të Twitter-it, por nuk kanë adresë nga Twitter.com. Kjo do të thotë që përdoruesit duhen të tregohen vigjilentë edhe të vëzhgojnë të gjitha detajet e e-mailve të marra nga Twitter përpara se ata të ndjekin instruksionet që shkruajnë.

Statistika rreth Instagram

DMARC festoi një vjetorin në fillim të këtij muaji , por sipas DMARC.org, grupi industrial që kontrollon zhvillimin edhe pranimin e standardeve, aktualisht ndihmonë 60% të paketave ruajtëse të e-mailve nga e-mailet e infektuara edhe mashtruese. Më shumë se 325 milionë e-maile u larguan gjatë nëntorit edhe dhjetorit të 2012 për shkak të implementimit të DMARC, tha në faqen e tij grupi i DMARC. (PCWorld Albanian)

Twitter

Lajmet e fundit>