Lajmet

Twitter ka fituar një patentë e cila shpjegon principet bazë të vet shërbimit

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Twitter ka fituar një patentë e cila shpjegon principet bazë të vet shërbimit

Patenta iu jepet Jack Dorsey dhe Christopher Isaac Ston dhe përshkruan sistemin për komunikimin me pikën e pavarur nga pajisja tek nyjet e shumta.

Pjesë e patentës: ” Sistemi është i konfiguruar për të marrë adresat e mesazheve nga një apo më shumë destinacione përdoruesish. Sistemi aplikon rregulla tek mesazhet të bazuara në informacionet e dërguesve për të përcaktuar pikën përfundimtare të mesazhit, për shembull: SMS, Instant Message, E-mail, etj:”

Për ne kjo ngjan me Twitter, edhe mund të shkaktojë dhimbje koke për këdo që e ofron si shërbim.

Ekziston një arsye e mirë për të besuar që Twitter mund ta përdor këtë patentë për mbrojtje, edhe pse Twitter në prill të vitit 2012 premtoi mos ti nxjerrë në gjyq shkeljet e patentave që has pa marrë miratimin e punonjësve që punuan mbi këto patenta.

” Si shumica e kompanive, ne aplikojmë për patenta në disa prej investimeve tona. Ne gjithashtu mendojmë shumë se si mund të përdoren këto patenta në të ardhmen, edhe për këtë ne kemi prezantuar paktin e patentës së inovatorit, për të lejuar mbajtjen e kontrollit të këtyre patentave në duart e inxhinierëve dhe të dizajnuesve”, thuhej në deklaratën e Twitter. (PCWorld Albanian)

Twitter patent

Lajmet e fundit>