Lajmet

Twitter konfirmon blerjen e shërbimit muzikor “We Are Haunted”

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Twitter konfirmon blerjen e shërbimit muzikor “We Are Haunted”

We Are Haunted ka njoftuar se është blerë nga Twitter.

Ky softuer është krijuar nga një grup zhvilluesish australian dhe shërben për krijimin e një “stende” për publikimin e këngëve on line, për monitorimin e këngëve të famshme nëpër blogje, media sociale dhe BitTorrent.

Përdoruesit e këtij shërbimi mund të dëgjojnë muzikë, mund të krijojnë lista këngësh si dhe mund të ndajnë me miqtë e rrjeteve sociale të preferuarat e tyre.

Blerja e këtij shërbimi nga Twitter do të thotë se do të integrohet me produktet muzikore të kësaj faqeje.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje Wearehaunted.com do të mbyllet, po kështu edhe të gjitha llogaritë e përdoruesve të saj. Ndërkohë themeluesi i këtij shërbimi Stephen Phillips është shprehur: “Pavarësisht se Wearehaunted.com do të mbyllet, ne do të vazhdojmë të krijojmë shërbime për të kënaqur përdoruesit si pjesë e kompanisë Twitter”.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me marrëveshjen e blerjes.

Pak më parë besohej se Twitter e kishte blerë këtë shërbim në mënyrë që të përdorte teknologjinë e tij për të krijuar një aplikacion të pavarur muzike.

Një person i brendshëm i kësaj çështjeje deklaroi se aplikacioni do të quhej Twitter Music dhe do të ishte i disponueshëm për pajisjet iOS në fund të muajit mars.

Twitter Music sugjeron artistë dhe këngë bazuar në disa sinjale si dhe mund të personalizohet në varësi të llogarive që përdoruesi ndjek në Twitter. Këngët do të sigurohen në aplikacion nëpërmjet SoundCloud.

Ryan Seacrest, një prej të ftuarve në American Idol konfirmoi ekzistencën e këtij aplikacioni në disa statuse të publikuara në profilin e tij. (PCWorld Albanian)

we are hunted

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>