Lajmet

Twitter krijon cicërima të rrema nga përdoruesit e vërtetë për të reklamuar produktet e reja

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Twitter krijon cicërima të rrema nga përdoruesit e vërtetë për të reklamuar produktet e reja

Në një vendim të llogaritur jo siç duhet, Twitter ka vendosur që të përdorë përdoruesit për të reklamuar platformën e vet të re të reklamimit në TV, duke iu paraqitur atyre gjërat që ata nuk i kanë cicëruar.

SF Gate raporton që në një postim të bërë në blogun për reklama të rrjetit Twitter, ndërmarrja ka postuar një pamje të përdoruesve Subhash Chander, William MAzeo dhe Neil Gottlieb që lavdërojnë një reklamë të paramenduar për diçka të quatjur Barista Bar. Cicërimat e rreme (si, “Do të doja që të bëja latte të zbukuruar si tek reklama @baristabar”) më pas janë larguar dhe janë zëvendësuar me cicërima nga punëtorët e TwitterAds, por SF Gate raporton që postimi origjinal tashmë ishte cicëruar nga llogaria zyrtare @twitterads, e ricicëruar tek diku 1.5 milionë përdorues.

TwitterAds pranoi gabimin në një porosi për ata që janë prekur (më sipër), duke iu kërkuar falje për “hutimin e mëhershëm sot”. Por derisa ndërmarrja siç duket ka zgjidhur problemin, incidenti ngriti pyetje rreth të drejtave të Twitterit për pëlqimet e tyre.

Një përfaqësues nga ndërmarrja Twitter është përgjigjur për The Verge, duke shpjeguar që ndërmarrja së fundi përdor maskota për postimet në blog dhe që “ne nuk kemi plane të ardhshme për të përdorur përdoruesit aktualë në pamje të tilla në blogun me reklama.” (PC World Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>