Lajmet

Twitter krijon një version “Lite” të aplikacionit për përdoruesit me internet të kufizuar

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Kompania e quan Twitter Lite dhe i dedikohet kryesisht përdoruesve në Azi, Afrikë dhe Lindje të Mesme. Ai funksionon përmes një shfletuesi dhe jo si një aplikacion më vehte. Twitter krijon një version “Lite” të aplikacionit për përdoruesit me internet të kufizuar Photo Source: Reuters

Platforma e mikroblogimit Twitter lançoi ditën e djeshme një version më të shpejtë të aplikacionit mobil për përdoruesit të cilët kanë në dispozicion një lidhje të dobët apo të kufizuar interneti kryesisht në vendet në zhvillim.

Kompania e quan Twitter Lite dhe i dedikohet kryesisht përdoruesve në Azi, Afrikë dhe Lindje të Mesme. Ai funksionon përmes një shfletuesi dhe jo si një aplikacion më vehte. Megjithatë funksionalitetet dhe pamja janë e njëjtë me aplikacionin.

Edhe kompania të tjera kanë lançuar shërbime të ngjashme. Konkretisht Facebook publikoi aplikacionin Facebook Lite në 2015-ën ndërsa Google ofron një aplikacion të ngjashëm në Indi të Google Search.

Por ajo që i mungon realisht Twitter është baza e përdoruesve. Rrjeti social ka vetëm një fraksion të 1.9 miliard përdoruesve të Facebook. Sipas Twitter me versionin e ri Lite përdoruesit do të shohin një reduktim të konsumit të internetit me 40%. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>