Biznes

Twitter lançoi një abonim mujor 99 dollarësh me fushata reklamuese automatike

Nov 9 2017
0 Shpërndarje
Twitter lançoi një abonim mujor 99 dollarësh me fushata reklamuese automatike

Twitter zbuloi në raportin financiar të tre mujorit të tretë të vitit se do të fillonte testimin e një abonimi me pagesë për bizneset e vogla.

Ky shërbim i njohur si Twitter Promote Mode debuton zyrtarisht ditën e sotme duke u mundësuar bizneseve të vogla dhe markave të një menaxhim automatik të fushatave reklamuese.

Twitter Promote Mode për 99 dollar automatikisht amplifikon cicërimat dhe profilet. Ideja është se ka proces reklamimi i automatizuar do të kursejë kohë dhe përpjekje duke mos detyruar përdoruesin të krijojë reklamat dhe fushatat reklamuese nga e para.

Cicërimat e shndërruar në reklama nga programi ri funksionojnë njëlloj si cicërimat e tjera të promovuar dhe shoqërohen nga etiketa “promoted.”

Diferenca është se përdoruesit nuk kanë pse të shqetësohen për promovimin e tyre tek një audiencë më e gjerë.

Twitter Promote Mode mund të aksesohet nga aplikacioni mobil i Twitter në panelin e menusë.

Programi i ri përmban të dhëna në mënyrë që përdoruesit të ndjekin impaktin e cicërimave të tyre.

Twitter thotë se përgjatë 30 ditëve, përdoruesit do të kenë një arritshmëri prej 30,000 përdoruesisht dhe të paktën 30 ndjekës çdo muaj.

Aktualisht programi është në beta publike vetëm në SHBA dhe Britani. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>