Lajmet

Twitter lançoi “stuhitë e cicërimave”

Dec 13 2017
0 Shpërndarje
Përsa kohë jeni duke shkruar një “stuhi cicërimash” dhe nuk e keni publikuar ende, ju mund të editonin secilën prej tyre. Twitter lançoi “stuhitë e cicërimave”

Ditën e sotme rrjeti social Twitter lançoi një funksionalitet të ri me të cilin përdoruesit mund të publikojnë të ashtuquajturat “stuhi cicërimash.”

Ato janë një seri cicërimash të lidhura së bashku të cilat janë përdorur në të kaluarën për të tejkaluar kufizimin e numrit të karaktereve në rrjetin social.

Kompania muajin e kaluar konfirmoi testimet me këtë veçori pas disa raportimesh ndërsa emërtimi zyrtar i tyre është Twitter Threads.

Threads janë të disponueshme nga ky moment në iOS dhe Android. Formati është përdorur prej kohësh në Twitter nisur nga kufizimi i 140 karaktereve të cilin Twitter e dyfishoi pak javë më parë në 280 karaktere.

Disa prej arsyeve pse përdoruesit kanë adoptuar këtë format është tregim i historive personale përmes Twitter.

Sipas rrjetit social sot janë me qindra mijëra “Threads” që postohen. Pavarësisht rritjes së limitit në 280 karaktere, “stuhitë e cicërimave” ende përdoren.

Funksionaliteti i ri është i lehtë për tu përdorur. Në ndërfaqen ku shkruani cicërimat do të vëreni një buton të ri “+” të cilin duke e klikuar mund të shkruani disa cicërima.

Secila linjë përfaqëson një cicërimë me një limit karakteresh prej 280. Për secilën prej cicërimave mund të shtoni të njëjtën sasi imazhet GIF, imazhe, video etj.

Përsa kohë jeni duke shkruar një “stuhi cicërimash” dhe nuk e keni publikuar ende, ju mund të editonin secilën prej tyre.

Kur të jeni të gatshëm për ta postuar mjafton të klikoni butonin “Tweet All.” Twitter tha se është aplikuar një limit prej 25 linjash por që mund të ndryshohet në bazë të adoptimit të funksionalitetit. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>