Lajmet

Twitter lançon aplikacionin #Music

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Twitter lançon aplikacionin #Music

twitterKa disa ditë që diskutohet për mundësinë e lançimit të një aplikacioni muzike nga Twitter dhe më në fund po zyrtarizohet ky lajm. Aplikacioni është lançuar dhe quhet #Music.

Për smartfonët iPhone është lançuar si një aplikacion i ndarë dhe mund të shkarkohet nga Apple App Store. #Music ndihmon përdoruesit të gjejnë këngët më të famshme në Twitter bazuar tek artistët që preferoni.

Menuja e navigimit të aplikacionit përfshin Popular (trendet e muzikës më të fundit në Twitter), Emerging (talente të fshehura të identifikuar nga publikimet në Twitter), Suggested (artistë që ju mund të pëlqeni), #NowPlaying (muzikë e publikuar nga miqtë tuaj) dhe Me (artistët që ju ndiqni).

Të gjitha faqet kanë një tabelë të përbërë nga pllakëza që shfaq artistët dhe këngët. Sapo të klikoni në njërën prej tyre do të fillojë muzika përkatëse dhe në të njëjtën kohë do të shfaqet dhe animimi i një disku që rrotullohet në anën e majtë.

Në qoftë se klikoni tek ky disk i animuar do të shfaqet një disk i zmadhuar për të përshpejtuar këngën ose për ta ridëgjuar atë. Kënga që do jeni duke dëgjuar do të hapet automatikisht me disa imazhe të vogla të njëjta me ato të iTunes dhe po aty paraqitet dhe linku për blerjen e kësaj kënge në iTunes.

Megjithatë është e mundur që të integroni Spotify ose Rdio për të dëgjuar këngën e plotë.

Në tabelën e shfaqur gjithashtu është e mundur që të vizitoni direkt profilin e këngëtarit në Twitter ku mund të shihni dhe se cilët artistë ata vetë ndjekin. Ka një funksion kërkimi ku mund të gjeni artistë të caktuar.

Dyshohej se kompania do të lançonte këtë shërbim muzikor para disa javësh duke qenë se bleu shërbimin muzikor We Are Haunted. (PCWorld Albanian)

#music

Lajmet e fundit>