Twitter largon disa ricicërima të llogarive që kanë shumë ndjekës

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Twitter largon disa ricicërima të llogarive që kanë shumë ndjekës

twitter_primary-100056786-largeNjë problem i panjohur me rrjetin Twitter është duke shkaktuar largimin e postimeve shumë  të ri-cicëruara, konkretisht ato zhduken nga faqja, duke përfshirë cicërimën e Ellen DeGeneres nga ngjarja e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila ka vendosur rekord sa i përket numrit të ri-cicërimeve në faqe.

Lidhja për tek cicërima, që përfshinte një selfie të marrë nga Bradley Cooper i DeGeneres, Brad Pitt dhe yje të tjerë, tani të dërgon tek një lajmërim ku thuhet “Na vjen keq, faqja nuk ekziston!” I njëjti problem duket të ketë goditur edhe llogaritë e tjera që kanë shumë ndjekës kur postimet e tyre marrin një numër të madh të ri-cicërimeve.

Twitter tregon për The Verge që fenomeni i cicërimave të fshira paraqet një problem të njohur dhe kompania është duke u munduar që ta adresojë atë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>