Lajmet

Twitter lëshon kohështrirjet e posaçme, për të zgjedhur dhe radhitur cicërimat

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Twitter lëshon kohështrirjet e posaçme, për të zgjedhur dhe radhitur cicërimat

twitter-logo-stock-Twitter ka prezantuar një lloj të ri të kohështrirjes që iu mundëson përdoruesve që të përgatisin një listë të cicërimave individuale për t’iu mundësuar të tjerëve shfletimin e tyre.

Këto “kohështrirje të posaçme” mund të paraqesin cicërima në çfarëdo radhitje, duke nënkuptuar që ato nuk janë të lidhura kronologjikisht sikurse që janë kohështrirjet normale dhe duket të jenë një përngjasim i Storify, që është një shërbim i palës së tretë që iu mundëson përdoruesve që të ruajnë dhe organizojnë cicërima.

Ideja është që t’iu mundësojë përdoruesve që të përgatisin një listë të cicërimave të këndshme, argëtuese apo të ndonjë lloji tjetër për ndonjë temë të caktuar për t’i ndihmuar lexuesit që të kenë më pak zhurmë.

Twitter është duke paraqitur disa shembuj se si mund të duken kohështrirjet e posaçme, duke përfshirë një nga Carson Daly dhe një tjetër nga Twitter #Music.

Për momentin, kohështrirjet e posaçme mund të krijohen përgjatë TweetDeck, një veçori kjo e cila pritet të lëshohet për të gjithë përdoruesit gjatë ditëve në vijim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>