Lajmet

Twitter mbyll tre llogari të së djathtës ekstreme “Britain First”

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Përveç ndalimit të gjuhës së urrejtjes, Twitter ka ndaluar gjithashtu edhe përdorimin e imazheve ose simboleve të urrejtjes, duke njoftuar se shkelja e njërës prej rregullave do të çojë në një pezullim të përhershëm. Twitter mbyll tre llogari të së djathtës ekstreme “Britain First”

Rrjeti social Twitter ka mbyllur tre llogari që i kanë takuar grupit të së djathtës ekstreme “Britain First”, në vazhdën e rregullave të reja kundër abuzimit.

Lideri i partisë “Britain First”, Paul Golding dhe zëvendëskryetarja Jayda Fransen kanë konfirmuar se llogaritë e tyre janë të mbyllura nga pasditja e së hënës, ndërsa bashkë me dy llogaritë e lartpërmendura, është mbyllur edhe llogaria zyrtare e organizatës @BritainFirstHQ.

Edhe grupe tjera djathtiste janë përballur me mbyllje të llogarive të tyre, siç janë “English Defence League” dhe e djathta ekstreme “Generation Identity”.

Rrjeti social është përballur kritika në rritje se nuk po bën mjaft për të identifikuar fjalorin e urrejtjes, duke u shndërruar kështu në një platformë për grupet e tilla.

“Rregullat dhe kushtet e reja të cilat u njoftuan në nëntor të këtij viti, janë pjesë e një fushate dy vjeçare për të luftuar përmbajtjet me qëllim të keq, dhe ato të papërshtatshme”, tha shefi Ekzekutiv, Jack Dorsey.

Rregullat e reja ndalojnë përdoruesit të paraqesin veten si pjesëtar i një grupi apo organizate që promovon krimet nga urrejtja.

Përveç ndalimit të gjuhës së urrejtjes, Twitter ka ndaluar gjithashtu edhe përdorimin e imazheve ose simboleve të urrejtjes, duke njoftuar se shkelja e njërës prej rregullave do të çojë në një pezullim të përhershëm.

Fransen dhe grupi i saj “Britain First” tërhoqën vëmendjen globale në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump, publikoi në Twitter disa video anti-islamike dhe nxitëse të cilat ajo i kishte postuar një muaj më parë.

Në fillim të javës së kaluar, ajo dhe Golding u mbajtën në paraburgim pas çka u paraqitën në seancën dëgjimore në gjyqin në Belfast, me akuza për gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen që kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe ndasive. /AA

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>