Lajmet

Twitter me filtra për fotografi vjen në App Store

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Twitter me filtra për fotografi vjen në App Store

Përdoruesit e iPhone mund të gëzohen, pasi tani filtrat e Twitter-it janë në dispozicionin tuaj.

Në “betejën” e rrjetit shoqëror me Instagramin, Twitter paraqiti versione të reja të aplikacioneve të veta për Android dhe iPhone që për herë të parë ka filtrat brenda aplikacionit për fotografi.

Kjo lëvizje pozicion aplikacionet mobile të Twitter-it kundër Instagram-it kur bëhet fjalë për ndryshim dhe shpërndarje të fotografive, kur tashmë fotografitë nga Instagram më nuk do të paraqiten në cicërima.

Por derisa Twitter tha dje që versioni i ri i aplikacioneve të veta do të jenë në dispozicion për shkarkim menjëherë në Android dhe iPhone, përdoruesit e Apple nuk ishin në gjendje që të bënin shkarkimin e përditësimit.

Gjatë ditës së martë, versioni i ri përfundimisht u paraqit në dyqanin e aplikacioneve App Store të Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>