Vëzhgim

Twitter me mundësi për kontrollim prindëror

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Twitter me mundësi për kontrollim prindëror

Veçoria e re nuk është ende funksionale, por Twitter ishte duke informuar zhvilluesit që po e shtonte atë dhe është ende në fazën testuese. Sipas përfaqësuesit nga Twitter, Taylor Singletary, “Në të ardhmen, ne do të kemi një familje shtesë të API metodave & fushave për trajtimin e  mjediseve mediatike” për përdoruesit dhe përmbajtjen që mund të jetë e ndjeshme.”

Sipas Gizmodo, përfaqësuesit nga Twitter thonë që ndërmarrja nuk ka për qëllim që të ndalojë materialin. Por, sipas dokumentit me rregullat për Twitter, ndërmarrja do të “largojë mediat që mund të konsiderohen të ndjeshme si lakuriqësia, dhuna, ose procedurat mjekësore.”

Në lajmërim, Singletary përkrahu ata që ishin të interesuar për atë se si do të përdorej kjo aftësi.
Kjo veçori mund të quhet si e vonuar, duke ua mundësuar përdoruesve kontrollimin e llojit të përmbajtjes prej të cilës preken fëmijët, duke ua mundësuar atyre që ta përdorin rrjetin Twitter duke mos qenë të befasur kur klikojnë në lidhje jot ë përshtatshme./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>