Biznes

Twitter me reklamën e parë televizive

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Twitter me reklamën e parë televizive

Twitter zgjodhi garën Pocono 400 NASCAR për të debutuar reklamën e parë të vet televizive, dhe vëmendja kryesisht përqendrohet në përpjekjet e Twitter për faqet e reja #hashtag.

Në klipin prej 16 sekondash, garuesi Brad Keselowski është i ulur në automobilin e vet ku ai bën një fotografi të skenës me iPhone. Keselowski, e ngarkon fotografinë drejtpërdrejt në Twitter kursa në ekran paraqitet fjalia “shif se çfarë shikon ai.”

Twitter zgjodhi këtë garues për shkak të pranisë së tij aktive në rrjetin Twitter, ku gjatë muajit shkurt ai kishte postuar azhurnime dhe fotografi nga shpërthimi dhe zjarri që ndodhën në Daytona 500. Mbulimi i ngjarjes nga Keselowski e udhëhoqi atë drejt më tepër se 100,000 përcjellës të rinj në vetëm dy orë.

Derisa në reklamë paraqitej Keselowsi, është e sigurt që reklama ishte për faqet Twitter.com/#hashtag të cilën ndërmarrja së fundi e paraqiti për t’iu dhënë hashtagëve një prani më të madhe mediatike.

Në fund të reklamës Twitter e shfrytëzoi një moment për të paraqitur hashtagun NASCAR, që është i vendosur në Twitter.com/#Nascar. Shikojeni faqen dhe do të shihni hashtagë të tjerë për NASCAR dhe shtoni porositë tuaja me hashtagun tashmë të përfshirë.

Kjo reklamë e lëshuar vjen pak kohë pasiqë ishte lajmëruar ndërlidhja e Twitterit me Facebook gjatë vitit të kaluar në të cilën opsionet URL-ja, @përmendja dhe #fjalëtkyçe ishin shtuar në cicërimat e postuara tërthorazi.

Twitter shpreson që faqja me hashtag do të hap ndërlidhje të reja për brendet e veta të shumta derisa bëhet përqendrimi për hashtagë për një bashkëpunim më të mirë të komunitetit.

Nëse deri më tani nuk e keni parë reklamën e re të Twitter, atëherë mund ta shikoni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>