Analiza

Twitter mund të lejojë editimin e cicërimave në të ardhmen

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Twitter mund të lejojë editimin e cicërimave në të ardhmen

twitter-offices-4149-cropped_610x296Nganjëherë mund të jeni nën emocione dhe mund të “shpërtheni” duke shkruar cicërima të ndryshme, por sapo të keni bërë dërgimin e cicërimës në Twitter, ajo më nuk mund të ndryshohet. Të paktën, për momentin kjo gjë nuk ofrohet.

Kjo është për shkak se Twitter nuk është duke hulumtuar në mënyrë aktive vendosjen e një opsioni për editim për cicërimat e postuara, megjithëse ishte raportuar e kundërta nga blogeri Matthew Keys.

Keys raportoi, duke cituar burime, që kur të lëshohet, një buton për editim do t’iu mundësonte përdoruesve të rrjetit Twitter që të ndryshonin përditësimet e tyre prej 140 karaktereve gjatë një periudhe të shkurtër kohore, por vetëm njëherë për një cicërimë. Twitter mohoi të komentojë në lidhje me këtë.

Sidoqoftë, burimet e familjarizuara me këtë kanë treguar për CNET që një opsion për editim nuk është gjë të cilës është duke i kushtuar vëmendje kompania Twitter për momentin.

Keys tha po ashtu që Twitter do të provonte që të parandalonte cicërimat që vetëm hidhen dhe më pas ndryshohen me një algoritëm redaksional që do të mund të përcaktonte kur importimi i një cicërime është ndryshuar dukshëm.

Raporti tingëllon bindës pasi rrjeti shoqëror ka një reputacion për shpërndarje të keqinformimit në shpejtësi dhe do të mund të ndihmonte njerëzit në vendosjen e cicërimës pikërisht kur ata shpërndajnë informacione të këqija. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>