Siguri

Twitter mund të shpëtojë jetë

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Twitter mund të shpëtojë jetë

“Ne jemi duke tentuar të kuptojmë nëse përmbajtja në këto faqe ia vlen t’i kushtohet vëmendje” tha zëdhënsi nga Lockheed Martin, Brian Dennis.

“Dhe nëse arrijmë diçka të tillë, konkretisht në ndarjen ebisedave të dobishme nga ato të zakonshme, atëherë mund të arrijmë sukses”.

Ekipi hulumtues pritet të fokusohet në tentimet e tanishme në përcjelljen e përmbajtjeve të lidhura me uragane, të cilat postohen në Twitter, Flickr  dhe YouTUbe.

Projekti thuhet se është inspiruar nga përgjigja elektronike që është paraqitur pas termetit prej 7.0 shkallë të Rihterit që ka goditur Haitin në Janar të këtij viti.  

Në fakt, pavarësisht shkatërrimit masiv në kryeqytetin Port-au-Prince, informata të theksuara ende transmetoheshin nga njerëz që ishin brenda zonës së termetit, përmes celularëve dhe celularëve satelitorë.

“Ne kemi identifikuar rreth 50 njerëz kyç në Ishull që ishin duke dërguar cicërima apo mesazhe. Brenda orëve, komunikimi nga grupi bërthamë arriti në 18.000 njerëz” shpjegoi Dennis.

“Kemi shumë besim se mesazhet kanë rëndësi kur bëhet fjalë për shpëtimin e njerëzve në nevojë, por ne duhet ta konfirmojmë këtë. Më pas, ne duhet të paraqitem me vegla më të sofistikuara për të ndarë shapin prej sheqerit” u shpreh ai.

Ai shtoi se anëtarët e faqeve të rrjeteve sociale duhet të “flasin më haptaz”, kështu që në këtë formë do të mund të ndihmohen hulumtuesit në arritjen e një kuptimi më të madh rreth korrupcionit apo krizave politike.

Lajmet e fundit>