Lajmet

Twitter ndalon postimin e videove me pamje seksuale në aplikacionin Vine

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Twitter ndalon postimin e videove me pamje seksuale në aplikacionin Vine

VineforiOSRregulla të reja kishte dje në Facebook dhe Instagram. Tani vjen dhe Twitter me rregulla më shumë për përdoruesit. Politikat e reja dhe rregullat që shtohen në termat e përdorimit të Twitter-it kanë të bëjnë me ndalimin e videove me pamje seksuale në aplikacionin e publikimit të videove, Vine.

Shërbimi i mikroblogut postoi lajmërimin në blogun e saj ku thuhet se shumica e përdoruesve nuk do të preken nga ndryshimi. “Për më shumë se 99% e përdoruesve tanë, kjo nuk ndryshon ndonjë gjë. Për pjesën tjetër, ne nuk kemi problem me videot seksuale që gjenden në internet, thjesht preferojmë të mos jemi burim i tyre.” Aplikacioni për smartfonë lejon këdo që të regjistrojë dhe të ndajë në internet një klip prej gjashtë sekondash.

Që në javët e para të lançimit u vu re një përdorim i gjerë i aplikacionit. Fama i erdhi për shkak të zonës së meshkujve dhe për videot e shkurtra pornografike të regjistruara nga televizori apo laptopi, të cilat shpejt u bënë modë për Vine në janar të vitit 2013. Shqetësimet për përmbajtjet seksuale u rritën pasi një nga videot pornografike për pak kohë ishte në krye të listës së “Zgjedhjes së Editorëve”.

Twitter fillimisht iu përgjigj çështjes duke u përpjekur ta bënte më të vështirë gjetjen e videove të tilla duke bllokuar kërkimin e termave pornografikë. Pastaj, Twitter shtoi një mesazh lajmërimi në fillim të videos që u kërkonte përdoruesve që të aprovonin veprimin e tyre para se të mund të shihnin klipin.

Pak më vonë, Twitter gjithashtu shtoi dhe pyetjen e moshës, duke u kërkuar përdoruesve të konfirmonin që janë mbi 17 vjeç, ndërkohë që para kësaj mosha minimale ishte 12 vjeç.

Ndërkohë që politikat e reja ndalojnë imazhet dhe përmbajtjen që tregojnë akte seksuale dhe nuditet seksual provokativ, Twitter thotë që nuk po dëbon të gjithë nudititetin nga shërbimi. Pamje nudo të përdorura në dokumentarë, për qëllime edukative apo për qëllime artistike, do të vazhdojnë të lejohen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>