Lajmet

Twitter ndan mesazhet e miqve nga të panjohurve në Mesazhet Direkte

May 31 2017
0 Shpërndarje
Tek mesazhet nga persona të panjohur keni dy opsione ose ti pranoni ose ti fshini. Pranimi i tyre do të thotë se në të ardhmen do të merrni mesazhe prej tyre edhe pse nuk i keni në listën e ndjekësve. Twitter ndan mesazhet e miqve nga të panjohurve në Mesazhet Direkte

Twitter prej kohësh ka treguar përkushtim në drejtim të përmirësimit të platformës dhe veçorive të saj kryesore si Direct Messages me shpresën se do të inkurajojë përdoruesit të komunikojnë më së shumti ndërmjet tyre brenda aplikacionit

Veçoria më e fundit e cila mbërriti ditën e djeshme është një skedari i ri “Requests” i cili ndan më vehte mesazhet direkte nga njerëz që nuk i ndjekni e as ju ndjekin.

Në seksionin kryesor të mesazheve do të merrni vetëm mesazhet nga ato që ju ndjekin dhe të huajt që keni vendosur ti pranoni. Këtë të fundit mund ta ndryshoni në cilësimet e privatësisë.

Si funksionon?

E thënë ndryshe aktualisht sapo të klikoni Messages do të vëreni mesazhet vetëm nga njerëz që i njihni. Çdo gjë tjetër do të jetë në “Requests.”

Tek mesazhet nga persona të panjohur keni dy opsione ose ti pranoni ose ti fshini. Pranimi i tyre do të thotë se në të ardhmen do të merrni mesazhe prej tyre edhe pse nuk i keni në listën e ndjekësve.

Fshirja e mesazhit nga ana tjetër nuk do të ndalojë dërgimin sërish të mesazheve nga i njëjti person. Së fundi çdo përmbajtje multimediale e përfshirë nuk do të shfaqet vetëm në pranoni ta shikoni vetë apo të pranoni mesazhin.

Twitter tha se opsionet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në aplikacionet zyrtare të Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>