Lajmet

Twitter ndërpritet për disa çaste

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Twitter ndërpritet për disa çaste

Twitter sot duket se ka pësuar disa probleme teknike dhe është ndërprerë përkohësisht. Rrjeti social njoftoi rreth kësaj ndërprerjeje në faqen e vet Status gjatë ditës së sotme, duke thënë që “përdoruesit mund të përjetojnë probleme me qasjen në Twitter”.

Ndërmarrja nuk dha hollësi se cilat mund të jenë shkaqet, por tha që “inxhinierët për momentin janë duke punuar për ta zgjidhur problemin.” 

Vite më parë, kur rritja e Twitterit bëhej mjaft shpejt, shërbimi vuante nga ndërprerjet e shpeshta. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, shumica e këtyre ndërprerjeve janë rralluar, duke u kursyer për disa ndërprerje nga koha në kohë. Nuk është e qartë se sa gjatë mund të zgjasë kjo ndërprerje.  

Twitter nuk është shërbimi i vetëm që vuan gjatë ditës së sotme nga ndërprerja. Google më herët gjatë ditës së sotme lajmëroi që shërbimi i vet për biseda, Google Talk, ishte ndalur, por problemi është zgjidhur. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>